Elon Musk, personi i dytë më i pasur në botë, njëkohësisht pronari i Tesla-s dhe Twitter-it, thuhet se po monitoron bisedimet për blerjen e Manchester United-it.
Miliarderi i teknologjisë, i cili mburret me një pasuri personale të vlerësuar prej 190 miliardë dollarësh, thuhet se po monitoron ngjarjet në Old Trafford përpara një afati përfundimtar për ofertat që është caktuar nga familja Glazer për të premten, pra me 17 shkurt. Nuk ka pasur asnjë fjalë zyrtare nga kampi i Musk-ut në lidhje me interesin e tij të supozuar për një marrëveshje të mundshme për skuadrën e Premier League-s, por Daily Mail pretendon se ai është i interesuar.
Sugjerohet se dhjetëra palë të interesuara kanë lidhur marrëveshje konfidencialiteti që u lejojnë atyre të kenë akses në dhomën e të dhënave të informacionit në lidhje me një blerje të mundshme të Manchester-it. Grupe nga Arabia Saudite dhe Amerika janë ndër ato që thuhet se janë më pranë, ndërkohë që ka edhe interes të madh edhe nga Katari.
Musk ka lënë të kuptohet në të kaluarën se do ta donte të blinte United-in, duke deklaruar në Twitter “Nëse do të ishte ndonjë ekip (që do ta blija), do të ishte Manchester United. Ai ishin ekipi im i preferuar si fëmijë.”, transmeton Fol Drejt.