Biznesmeni amerikan Elon Musk kritikoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur Ukrainën në përpjekjen e saj për të kthyer Krimenë.
Ai reagoi ndaj një artikulli të botuar së fundmi në New York Times, i cili thotë se administrata e presidentit amerikan Joseph Biden ka filluar të kuptojë se Ukraina mund të ketë nevojë për forca shtesë për të sulmuar territorin e Krimesë, gjë që do të forconte pozicionin e autoriteteve të Kievit në negociatat e ardhshme./FolDrejt/