Miliarderi amerikan Elon Musk tha sot se kompania e tij SpaceX do të vazhdojë të ofrojë shërbime të telekomunikacionit satelitor Starlink në Ukrainë, edhe nëse Pentagoni refuzon të financojë funksionimin e rrjetit në atë vend.
Musk njoftoi javën e kaluar se SpaceX nuk kishte marrë asnjë fond për Starlink nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.
Musk përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka deklaruar se për këtë e ka njoftuar tashmë Ministrin e Transformimit Dixhital të Ukrainës, Mykhailo Fyodorov./FolDrejt/