Pronari i Twitter-it, Elon Musk tha sot se nëse ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump me të vërtetë arrestohet në ditët në vijim, kjo do të çojë në rizgjedhjen e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
“Nëse kjo ndodh, do të jetë fillimi i reziborit të Trump”, shkroi Musk në Twitter, përcjell Fol Drejt.
Më herët, Trump tha se agjencitë federale mund ta arrestojnë atë pas “rrjedhjeve të paligjshme” dhe se kjo mund të ndodhë të martën./FolDrejt/