Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi sot se thirrjet video dhe audio do të futen në rrjetin e tij social X (Twitter).
“Do të funksionojë në pajisjet iOS, Android, Mac dhe PC. Nuk do të kërkohet asnjë numër telefoni. X do të jetë një drejtori globale,” shkroi Musk.
Ai shtoi se grupi i këtyre opsioneve do të jetë “unik”.