Elon Musk CEO i Twitter-it, tha se do të tërhiqet nga roli i tij.
Njoftimi i Musk vjen pasi ai kreu një sondazh në fillim të javës duke pyetur përdoruesit e Twitter nëse ai duhet të tërhiqej nga drejtimi i Twitter-it, përcjell Fol Drejt.
“Unë do t’i përmbahem rezultateve të këtij sondazhi”, tha Musk.
Sondazhi, i cili zgjati 12 orë, mblodhi 17,502,391 vota, me 57.5% që votuan “po” që Musk duhet të largohej ndërsa 42.5% votuan “jo”.
Musk dha një përditësim për këtë çështje të martën mbrëma, duke thënë se ai do të largohet pasi të gjejë dikë tjetër për të drejtuar Twitter dhe se ai do të fokusohet në softuerin dhe harduerin në kompani./FolDrejt/