Sipas raportimeve, Elon Musk i ka thënë stafit të Twitter se ata duhet të angazhohen për të punuar me “orë të gjata me intensitet të lartë” ose përndryshe të largohen nga kompania, raporton BBC.
Në një email drejtuar stafit, pronari i ri i firmës së mediave sociale tha se punëtorët duhet të pajtohen me zotimin nëse duan të qëndrojnë, raportoi Washington Post.
Ata që nuk regjistrohen deri të enjten do t’u jepet pagesa e tre muajve, tha Musk./FolDrejt/