Pronari i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, tha se në të ardhmen të gjitha llojet e transporteve do të jenë elektrike, përveç raketave. Ai i bëri këto komente përmes një fjalimi online në një forum në Rusi.
Kompania Tesla merret me prodhimin e automjeteve elektrike. Ndërsa SpaceX ka kryer fluturimin e parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në maj të vitit 2020, duke i dhënë fund varësisë së NASA-s ndaj Rusisë për dërgim të astronautëve atje.
Musk tha se logjikisht, hapi tjetër do të jetë një bazë e përhershme në Hënë dhe përfundimisht një qytet në planetin Mars. Ai tha se me kohë intelegjenca artificiale do të na lehtësojë kryerjen e “punëve të mërzitshme”, raporton Reuters.
Përveç Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, ku aktualisht ka fabrika prodhimi, Musk tha se po shikohen mundësitë për prodhim edhe në pjesë tjera të botës.