Pronari dhe CEO i Twitter, Elon Musk ka nisur një sondazh në platformën e mediave sociale, duke pyetur nëse duhet të largohet nga posti i kreut të kompanisë, duke theksuar se do të respektojë rezultatin e sondazhit.
Votimi, i cili filloi të dielën, është planifikuar të zgjasë deri rreth orës 11:20 të mëngjesit të sotëm dhe miliarderi nuk dha detaje se kur do të largohej nga udhëheqja e Twitter nëse rezultatet e sondazhit tregojnë këtë, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.
Duke iu përgjigjur një komenti nga një përdorues i Twitter-it për një ndryshim të mundshëm në pozicionin e CEO, Musk njoftoi: “Nuk ka pasardhës”./FolDrejt/