Pronari i Twitter-it, Elon Musk, tha se autoritetet e SHBA-së i kanë kërkuar kompanisë menaxhuese të rrjetit social mbylljen e 250 mijë llogarive.
Musk bëri zbulimin e 11-të me emrin “Twitter Files” përmes gazetarit të pavarur, Matt Taibbi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke shpërndarë postimin e gazetarit Matt Taibbi, Musk tha: “Autoritetet e SHBA-së kërkuan që të mbyllen 250 mijë llogari, përfshirë gazetarë dhe zyrtarë kanadezë”.
Gazetari Taibbi njoftoi se raporti i Qendrës Globale të Ndërveprimit të SHBA-së (GEC) bazohet në të dhënat e Departamentit Amerikan të Sigurisë Kombëtare (DHS) dhe se, “2 ose më shumë” llogari zyrtare ishin ndër llogaritë që u kërkuan të mbyllen.
Taibbi pohoi gjithashtu se Twitter ka marrë disa kërkesa “të habitshme” nga zyrtarët amerikanë për të pezulluar llogaritë e njerëzve që “nuk i pëlqejnë”.
Sipas zbulimit, në nëntor 2020 zyra e demokratit nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së, Adam Schiff, kërkoi veprim kundër grupeve pro Donald Trump që “ngacmuan” stafin e zyrës së Schiff-it.
“Hiqni përmbajtjen, reagimet dhe pezulloni (disa) llogari rreth Misko-s dhe disa punonjësve të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve”, thuhej në kërkesë.
Nga ana tjetër, mes zbulimeve të Taibbi-t, thuhet se autoritetet e SHBA-së po përpiqen të ndërpresin lidhjet me ish-shefin e sigurisë së Twitter-it, Yoel Roth dhe drejtorin e politikave të kompanisë, Carlos Monje.
“Twitter Files”
Elon Musk ka filluar të zbulojë shkrimet e brendshme të ish-administratës së Twitter-it duke i ndarë me një grup gazetarësh.
Këto seri postimesh, të quajtura “Twitter Files” nga menaxheri i ri i Twitter dhe gazetarët e pavarur, zbulojnë se ish-administrata e Twitter-it ndërhyri në përmbajtje në baza të njëanshme për shkak të pikëpamjeve të saj politike.
Në publikimet e bëra deri më tani mësohet se me kërkesë të ekipit të presidentit amerikan, Joe Biden, janë bërë vepra të tilla si censurimi i informacioneve të rrjedhura mbi djalin e Biden-it, Hunter Biden, të cilat u shfaqën gjatë procesit zgjedhor, dhe pezullimi i llogarisë së Trump-it. Gjithashtu u zbulua se ish-administrata e Twitter-it ishte mjet për manipulimet e ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme./FolDrejt/