Në javët e fundit, Elon Musk ka theksuar se X mund të ndalojë së qeni i qasshëm në Evropë për të shmangur rregulloren e re të miratuar nga Komisioni Evropian.
Kështu së paku shkruan Business Insider, sipas të cilit medium, Musk është bërë gjithnjë e më i frustruar me detyrimin për t’u pajtuar me Aktin e Shërbimeve Dixhitale, tha një person i njohur me kompaninë, përcjell Telegrafi.
Personi shtoi se miliarderi Tesla, i cili bleu Twitter një vit më parë për 44 miliardë dollarë dhe e riemërtoi atë në X, kishte diskutuar thjesht për heqjen e disponueshmërisë së aplikacionit në rajon ose bllokimin e përdoruesve në Bashkimin Evropian nga qasja në të.
Kjo do të ishte e ngjashme me mënyrën se si Meta po bllokon njerëzit në Evropë që të përdorin aplikacionin e saj të ri, Threads.
Kjo nuk është hera e parë që Musk ka hedhur idenë për të kufizuar në mënyrë drastike shtrirjen e aplikacionit.
Pothuajse menjëherë pas blerjes së kompanisë, ai e përmendi këtë si një masë për uljen e kostove kufizimin e operacioneve të X vetëm në SHBA, thanë dy persona të tjerë të njohur me kompaninë, përcjell Telegrafi.