Elon Musk thotë se firma e tij e raketave SpaceX do të vazhdojë të financojë shërbimin e saj të internetit Starlink në Ukrainë, një ditë pasi ai tha se nuk mund ta bënte më këtë.
“Dreqin me të… Edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë qeverinë e Ukrainës falas,” shkroi ai në Twitter, raporton BBC.
Starlink ka qenë jetik që ushtria dhe njerëzit e Ukrainës të qëndrojnë në internet.
Ukraina thotë se ka ndihmuar në rinisjen e infrastrukturës kryesore pas sulmeve ruse.
Instalimet e energjisë ishin ndër objektet e shënjestruara nga më shumë se 100 raketa ruse këtë javë. Starlink përbëhet nga mijëra satelitë në orbitën e ulët të Tokës dhe terminalet tokësore.
Muajin e kaluar, zoti Musk, shefi i Tesla-s dhe njeriu më i pasur në botë, i kërkoi Pentagonit të financonte programin Starlink në vend të tij, sipas mediave amerikane./FolDrejt/