CEO i Twitter, Elon Musk njoftoi sot se platforma do të prezantojë thirrjet video dhe audio, si dhe mesazhet e koduara.
Përdoruesit e Twitter së shpejti do të jenë në gjendje të bëjnë thirrje audio dhe video me njerëz të tjerë në mbarë botën që janë në rrjetin social pa pasur nevojë të japin numrin e tyre të telefonit, shkroi Musk në Twitter, përcjell Fol Drejt.
Në këtë mënyrë, Twitter do të përafrohet me Facebook dhe Instagram, të cilët tashmë kanë opsione të ngjashme thirrjesh, raporton Reuters./FolDrejt/