Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në mbledhjen e sotme të Kuvendit, akuzoi Qeverinë se e ka rritur mendjen dhe ka humbur arsyen duke u shkëputur nga realiteti.
Në replikën e saj ajo iu drejtua Ministrit të Financave Hekuran Muratit: “Mos harroni ministër se ky popull është në gjendjen në të cilën është sot, në këtë krizë, pikërisht për shkak se qeverisin ministra, financierë si ju”, transmeton Fol Drejt.
“Ky popull që ju e quani analfabetë e jo ekspertë ka filluar të ngritet në këmbë për të kërkuar përgjegjësi publike dhe ju sot do të gjendeni përballë me popullin të cilin e keni gënjyer e keni manipuluar për një votë, për pushtet.”
Ajo midis tjerash u kërkoi deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të flasin për komentet negative që kanë marrë nga populli i pakënaqur.
“Më mirë të diferencoheni nga lideri sesa nga populli”.- përfundoi Musliu /FolDrejt/