Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se në maketet e vendit janë rritur çmimet e artikujve ushqimore.
Ajo në një postim në Facebook ka kërkuar nga institucionet qendrore dhe komunale t’i mobilizojnë inspektorët e tregut
Musliu ka theksuar se kjo rritje e çmimeve është bërë para festës së bajramit.
‘Kërkoj nga Institucionet e vendit si ato qendrore edhe ato komunale që t’i mobilizojnë inspektoret e tregut gjatë këtyre tri ditëve. Në shumë markete të vendit shihet rritje e çmimeve në artikuj ushqimor para festës së Bajramit. Qytetarët janë lodhur e nuk mund ta pëballojnë më. Mos ua varëferoni sofren për këtë festë!”, shkruan ajo në Facebook.