Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ironizuar me Qeverinë aktuale të Kosovës duke thënë se do të ishtë mirë që ta hapte edhe një Fond për Tekste Shkollore, pas atij për Pandemi dhe atij për Siguri, përcjell Fol Drejt.
“Pas “suksesit te madh” që kishin me Fondin për Pandemi dhe Fondin për Siguri, Qeveria është mirë me e hapë edhe një Fond për Tekste Shkollore edhe me ta klasifiku edhe këtë top sekret.”, ka shkruar Musliu në një postim në profilin e saj zyrtar në Facebook.
Kujtojmë se ditëve të fundit është pritur me kritika njoftimi i MASHT-it se këtë vit tekstet shkollore do t’i blejnë vetë prindërit, ndërkaq MASHT-i do t’i rimbursojë duke ua kthyer paratë në llogaritë bankare.