Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Poklekut, duke thënë se ndërsa sot po gjykohen çlirimtarët në Hagë, ende askush nuk është dënuar për këtë masakër.
“Sot ne Poklek te Drenasit perkujtohen 53 martir te ekzekutuar me 17 prill te vitit 1999, kryesisht gra e femijë.
Dhuna dhe gjenocidi serb kanë lënë plagë të mëdha në historinë e Kosovës, në historinë e shqiptarëve dhe mbi te gjitha në historinë e njerzimit ne ate fundshekulli te 20-të.”, është shprehur Musliu.
“Ende askush nuk u denua për këtë krim! ndërsa në Hage sot po gjykohen çliromtaret!
Lavdi për jetë e mot të rënëve të Poklekut dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.”, ka shtuar tutje./FolDrejt/