Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin Kurti në lidhje me projektin e premtuar për banim social.
Sipas Musliut, kryeministri Kurti nuk e ka “haberin” se çfarë ka premtuar dhe se ku ka shkuar ky projekt.
“Kryeministri Kurti veq sa u deklaru që nuk e ka haberin as çka ka premtu dhe as ku ka shkuar ky projekt. Pyetjen parlamentare e kom bo me 25 nëntor dhe ky ka pasë kohë të mjaftueshme për mu informu se ku është ky projekt dhe në cilën fazë ka shkuar. Për informatën tuaj, zoti kryeministër për banim social fizibilitetin e kryen habitati, prandaj mos i mashtro qytetarët e republikës së Kosovës. Ti vetëm sa e tha që me thon osht ndryshe, e me punu ndryshe prandaj kujdes çka po flet, se fjala publike ka peshë. Mos i mashtro qytetarët dhe thuaj që nuk e kemi as në rend me përfundu një projekt të tillë dhe ju kena mashtru”, është shprehur Musliu gjatë fjalës së saj në Kuvend./FolDrejt/