Deputetja Ganimete Musliu ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për ta trajtuar largimin siç ka thënë ajo “masovik” të qytetarëve nga Kosova.
Sipas saj, temat e mëdha e kanë lënë në hije qytetarin dhe përditshmërinë e vështirësitë e tij.
“Krahas temave të politikës, po harrohet se mirëqenia e qytetarit është tema më e madhe që duhet të trajtohet nga politikanët dje, sot, nesër dhe përgjithmonë”, ka thënë Musliu nga foltorja.
Sipas saj, neglizhenca për të trajtuar shqetësimet e përditshme dhe të vërtetat e qytetarëve tanë kanë ndikuar që sot të kemi ikje masovike nga Kosova dhe përtej kësaj çdo i dyti shprehet i gatshëm për të ikur nga këtu.
Deputetja Musliu përmes kësaj thirrjeje ka kërkuar që të gjendet përkrahje dhe të fillohet puna për ta zbutur këtë “eksod” të shqiptarëve siç ka thënë ajo./FolDrejt/