Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se komuna e Prishtinës ka nënshkruar një marrëveshje me ambasadorin matematicien, Qëndrim Gashi, për promovimin e matematikës nëpër shkollat e Prishtinës.
“Përderisa po flasim që profesionet e së ardhmes janë në STEM, matematika është e domosdoshme për të qenë pjesë e të ardhmes”, ka thënë Musmurati./FolDrejt/
Postimi i plotë i Musmuratit:
2023 do të jetë Viti i Matematikës 🤩
Po na presin shumë aktivitete që e rrisin dëshirën për të mësuar matematikën. Me Ambasadorin matematicien Qëndrim R. Gashi, e nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për promovimin e matematikës në shkollat e Prishtinës. Përderisa po flasim që profesionet e së ardhmes janë në STEM, matematika është e domosdoshme për të qenë pjesë e të ardhmes. 📚👩🏼💻🧑🏻💻