Salih Mustafa ka refuzuar të deklarohet para trupit gjykues në Hagë, duke mos dhënë deklaratë dhe duke mos iu përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues.
Mappie Veldt – Foglia, kryetare e trupit gjykues, e bëri të ditur këtë fakt.
Ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, e ka bërë të ditur këtë qëndrim, nëpërmjet mbrojtjes së tij.
Seanca e radhës ndaj Salih Mustafës pritet të mbahet në fillim të muajit qershor./FolDrejt/