Muzeu, i cili tërheq shumë turistë vendas dhe të huaj të të gjitha moshave, u vizitua nga 21.184 persona vitin e kaluar, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit.
Zeynep Celikkol –
Muzeu Key, i vendosur në Izmir, është gjithashtu muzeu më gjithëpërfshirës i automjeteve dhe motoçikletave klasike në Turqi, i cili ofron një mori informacionesh mbi historinë botërore të automjeteve klasike.
Koleksioni kryesor i muzeut, i cili u themelua nga vëllezërit Murat dhe Selim Ozgorkey në vitin 2015, përbëhet nga 79 automjete dhe 40 motoçikleta. Muzeu i brendshëm jashtëzakonisht interesant mbulon një sipërfaqe prej më shumë se 7.000 metrash katrorë ndërsa në katër salla janë ekspozuar oldtajmerët.
Vizitorët e muzeut, i cili strehon një pikë karburanti me pajisje origjinale të mbledhura deri në vitet 1960, priten nga Benz Patent-Motorwagen, i konsideruar si automjeti i parë i prodhuar në vitin 1886 nga Karl Benz.
Ndër modelet më të ekspozuar janë automjetet e para të markave BMW, Mercedes-Benz, Cadillac, Ford dhe Porsche.
Muzeu gjithashtu ekspozon më shumë se 2.000 modele automjetesh, më shumë se 300 maskota dhe objekte të tjera mbi këtë temë.
Muzeu, i cili tërheq shumë turistë vendas dhe të huaj të të gjitha moshave, u vizitua nga 21.184 persona vitin e kaluar, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit.
Koordinatorja dhe ekspertja në Muzeun Key, Selen Pekel në një prononcim për Anadolu Agency (AA) se krijimi i koleksionit filloi në 2001. Ajo shtoi se përveç automjeteve klasike, ishin ekspozuar edhe ekzemplarë jashtëzakonisht të rrallë.
“Ne ekspozojmë modele që në disa raste janë prodhuar në tri apo 100 ekzemplarë. Kemi edhe modele që nuk prodhohen më, ose prodhohen prej gjashtë vitesh, kështu që fabrika u mbyll më vonë”, shpjegoi Pekel.
Ajo tha se janë ekspozuar automjetet e para të shumë brendeve.
“Përveç 79 automjeteve dhe 40 motoçikletave të ekspozuara, muzeu ka edhe 2.550 modele automjetesh të përmasave të ndryshme. Automjeti më i vjetër daton nga viti 1886. Automjeti i parë në botë që mori një patentë dhe motoçikleta më e vjetër e vitit 1885. Dhe është modeli i motoçikletës së parë në botë. Modelet e fundit janë të vitit 2020”, tha Pekel.
Ajo thotë se kanë një gamë shumë të gjerë të ekspozitave.
“Modeli i dytë më i vjetër i automjetit është ai i vitit 1903. Kemi modelet e para të shumë brendeve, madje modelet e fundit të brendeve të caktuara para mbylljes së kompanive. Mund të shihni modele jashtëzakonisht të rralla”, thekson Pekel.
Muzeu poashtu ekspozon modele origjinale si dhe automjete të përdorura në filma të njohur.
“Duke qenë se këto janë automjete nga filmat, fëmijët janë veçanërisht të interesuar. Ne kemi një model të automjetit të përdorur në filmin Batman në vitin 1966″, tha Pekel.
Ajo shtoi se ishte ekspozuar një motoçikletë e quajtur “Batcycle”, gjithashtu nga filmi Batman i vitit 1966.
“Bëhet fjalë për motoçikletë origjinale e përdorur në atë film. Janë brende që tërheqin shumë vëmendje”, përfundoi Pekel./AA/FolDrejt/