“Shumë ushtarë kanë qenë këtu më parë, kështu që ata dinë se ku t’i sjellin gjërat që gjejnë. Ne vazhdimisht po blejmë sende të reja dhe po i ekspozojmë ato,” tha një nga studiuesit kryesorë të muzeut, Oleksandr Semeljak.
Muzeu Ushtarak i Ukrainës ka hapur një ekspozitë në rrugë të pajisjeve ushtarake ruse të fituara gjatë tre muajve të fundit të luftës në atë vend.
Një ekspozitë e përkohshme e suvenireve, trofeve dhe dëshmive të pranisë ruse në qytetet dhe fshatrat përreth Kievit është bërë brenda muzeut, shkruan The Guardian, transmeton Fol Drejt.