“Universi që vazhdimisht na shërben me çdo lloj mirësie, na thoni çfarë kërkon për shërbimin e vet?!” Universi nuk ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë për të. “Kur bujku punon tokën, toka nuk ka nevojë për të, por rezultati i punës së tokës kthehet në mirëqenie e begati për të.”
“Adhurimi për njeriun është shkak që të dijë t’i çmojë sendet. Adhurimi, duke ia garantuar njeriut besimin e një jete të lumtur, e zgjon që të mos mbetet i pakujdesshëm ndaj vetes, njerëzve rreth tij dhe gjithçka është në shërbim të njeriut”
1. Adhurimi është për përparim të personalitetit të njeriut.
2. Qetësimin e shpirtit.
3. Për shëndetin e trupit.
4. Për të plotësuar kërkesat e ndjeshmërive të larta.
5. Për të edukuar e mbajtur në kontroll rrezikun nga veset e liga.
6. Për të zgjuar, mbajtur të gjallë zemrën.
7. Për të udhëzuar moralin.
8. Për të reflektuar fisnikëri, besnikëri, sinqeritet, dashuri, mirëkuptim, tolerancë në jetën shoqërore.
9. Për të plotësuar e siguruar bërthamën e shoqërisë-familjen.
10. Për ta larguar njeriun nga dembelizmi, monotonia e pesimismi, duke e orientuar drejt punës, lumturisë, shpresës, sigurisë dhe suksesit e shpëtimit në dynja dhe në botën e amshuar./Foldrejt.com
Marrë nga faqja e Myftinia Diber e Madhe