Secilën natë të xhuma, Myftinia Dibër poston një perlë islame. Në natën mes 5 dhe 6 dhjetorit ajo postoi fragmentin e mëposhtëm:
Secilin bir të Ademit (njeri) e presin këto momente:
1. Meleku i vdekjes në një moment të caktuar do t’ia marrë shpirtin.
2. Vjen momenti kur trashëgimtarët do ta trashëgojnë pasurinë e tij.
3. Krimbat kanë momentin e tyre kur do ta shkatërrojnë trupin e tij.
4. Ai që kërkon mbështetje tjetër pos në Allahun, do të vijë dita kur ta humbë krenarinë dhe dinjitetin në dynja dhe në ahiret.
– I mbështetur në Allahun konsiderohet: ai që e ka njohur Lartëmadhërinë e Tij, emrat e Tij të bukur, zemra e atij që gjen prehje dhe qeteësi në Të, kurse veprat e tij janë të përsosura dhe të gjithëmbarshme në emër të Krijuesit.