Një grua erdhi tek Profeti ﷺ dhe u ankua për burrin e saj se ai fton shumë mysafirë dhe ajo është lodhur nga përgatitja e ushqimit për ta dhe strehimi i tyre. Profeti ﷺ nuk u përgjigj dhe gruaja u largua.
Pak më vonë Profeti ﷺ e thirri burrin e gruas dhe i tha: “Unë jam mysafiri juaj sot”.
Njeriu ishte kaq i lumtur, dhe shkoi në shtëpi dhe i tha gruas së tij: “Profeti i Allahut është sot mysafiri ynë”.
Gruaja e tij ishte e gëzuar dhe shpenzoi kohë e mund dhe përdori çdo lloj ushqimi për t’u përgatitur për ardhjen e Vizitorit Më të Nderuar, Profetit ﷺ.
Pas gëzimit të mahnitshëm të pritjes së Pejgamberit ﷺ në mënyrë bujare, Profeti i tha atij, “Thuaji gruas sate që të shohë derën nga e cila po largohem nga shtëpia jote”.
Kështu, gruaja e shihte derën nga e cila Pejgamberi ﷺ e la shtëpinë e saj dhe pa të gjitha llojet e krijesave, akrepave dhe krijesave të tjera të dëmshme duke lënë shtëpinë pas Profetit ﷺ, pas të cilës gjë ajo u ligështua, për shkak të manifestimit të madh dhe madhështisë së asaj që ajo kishte parë.
Kur erdhi te Pejgamberi ﷺ, ai i tha asaj: “Kjo është ajo që ndodh kur i ftuari të largohet nga shtëpia juaj; me të, të gjitha llojet e dëmtimeve, sprovave e fatkeqësive dhe krijesave të dëmshme dalin nga shtëpia juaj dhe kjo është urtësia prapa të qenurit bujar ndaj mysafirit dhe lodhjes në atë drejtim.”
Shtëpia në të cilën mysafirët janë të shpeshtë dhe shumë është një shtëpi që Allahu e do. Nuk ka asgjë më të mirë se ‘shtëpia e hapur’ për të rinjtë dhe të moshuarit. Në një shtëpi të tillë zbret Allahu ﷻ Mëshirë dhe Bekime nga qielli.
Pejgamberi tha: “Nëse Allahu ia dëshiron të mirën një populli, Ai u dërgon atyre një dhuratë”. Ata pyetën: “Çfarë lloj dhurate, o Profet i Allahut?” Ai tha: “Mysafiri vjen me furnizimin e tij dhe largohet me mëkatet e njerëzve të shtëpisë”.