Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home INTERVISTA

Myftiu i Dibrës flet për rrezikun e “kolltukut”: “Ai është fati i nderit në të dy jetët për gjithësecilin që ulet aty”

6 vjet më parë
in INTERVISTA, LAJME, TË FUNDIT
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Prej disa javësh me institucionin e Myftinisë Dibër udhëheq imami Reshat Kaçallniku. Ai ka pranuar të flasë për portalin Foldrejt.com, në lidhje me sfidat dhe planet që e presin atë dhe institucionin që udhëheq në të ardhmen; për emigracionin dhe parandalimi që duhet të vijë nga “politikat e sinqerta ndaj kujdesit të të rinjve”, pasi ata janë të patjetërsueshme “sikur është i patjetërsueshëm shpirti për trupin”. Ai flet edhe për rrezikun e kolltukut, sepse “të gjitha kokëçarjet, inatet, luftërat për diç tjetër dhe jo per hir të shpresës dhe punës, janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen nga “kulltuku” dhe për “ kolltukun”.” Për më tepër mund të lexoni intervistën në vijim.

Foldrejt.com: Para pak ditësh Myftinia Dibër mbajti njëtribunëpër datëlindjen e Pejgamberit Muhamed, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Cilat mësime të tij na nevojiten më së shumti sot?

Imam Reshat Kaçallniku: Myftina e Dibres mbajti një tribunë në esencë me karakter të përgjithshëm pasi e tillë është jeta, fjala, vepra e të Dërguarit të të Gjithëmëshirshmit. Bëmë përpjekje si imamë në shërbim të besimtarëve dibran të paraqesim figurën shpirtërore, vizionare, të zgjedhur e të lavdëruar nga të gjithë mendjendriturit, pa dyshim i lavdëruar edhe në Kur’an – Muhammedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Nevojat, përparësitë nga vendi në vend e nga një shoqëri në shoqëri tjetër janë të natyrave te ndryshme, disa duhet përforcuar e avancuar, e disa të tjera padyshim kemi emanet ti kthejmë në rrugë të mbarë. Ajo që perkujtuam qytetarët tonë është: bindja në fenë e Zotit duhet kërkuar brenda vetes pasi ajo është natyrshmëri njerëzore. I përkujtuam se dituria dhe edukimi sipas mësimeve të të Derguarit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është adhurimi më parësor që i prin çdo vepre dhe adhurimi tjetër. Rëndësia e kërkimit të diturisë në Dibër është fenomen. Gjithashtu përmendëm se nga mësimet e mëshirshme të Islamit ne kemi nevojë të jetësojmë prioritetet në shoqeri, meritokracinë në udhëheqje institucionale, që nuk është e lënë pa u shqyrtuar edhe në mësimet Pejgamberike. Shikuar në pergjithësi, ky është një segment i rëndësishëm shoqëror që ngjall vlerësim, optimizëm, nxitje për mësim e punë në mesin e të rinjve. Përkujtuam edhe shenjtërinë e shkollave, që me gjuhën e Muhammedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, janë kopshte xheneti në Tokë ku duhet trajtuar si vend formim i brezave të rinj. E gjithë kjo varet nga shpirti që krijojnë kuadri pedagogjik, politikat e shëndosha kundrejt arsimit, si dhe respektimit te mësimëdhënësit, dinjitetit të tij, dhe mos politizimit të këtij institucioni domethënës dhe të pazëvendësueshëm për kultivim të dijes, edukatës, shpresës dhe konkurrencës të qëlluar larg petkut të veshur nga të tjerët, që si prerje ndoshta nuk na ka hije. Përkujtuam edhe shumë porosi te tjera që janë në dobi të nderit, jetës, pasurisë, familjes së besimtarit dhe njeriut si qenie e dalluar, dhe bartës i emanetit hyjnor për të qenë mbjellës i paqes, rendit dhe jo pëçarjesh dhe shfrytëzimit të njëri-tjetrit.

Foldrejt.com: Ju jeni Myfti i Dibrës, por në bazë të administratës shtetërore përfshini edhe Qendër Zhupën dhe Mavrovën. Si ndjeheni në detyrën e re?

Kaçallniku: Momentalisht jam ushtrues i detyrës së Myftiut, që përfshin edhe ato vende që ju keni përmendur. Takimin që patëm me imamët e po këtyre vendeve ishte një takim vëllazëror, ku ata shpalosën edhe pikëpamjet e tyre dhe kujdesin në nivel pak më të lartë bashkëpunimi me këto vende. Kërkesa që ishin tepër të arsyeshme dhe që ngjallin respekt të ndërsjelltë. Ajo se si ndjehem në detyrën e re, mund të them se vet fjala detyrë nuk paraqet për mua asnjë privilegj të caktuar, por një emanet karshi qytetareve të mi, besimtarëve të këtyre anëve dhe mbajtje të vetë llogarisë përpara se të vjen Llogaria e Krijuesit.

Foldrejt.com: Diçka që na bie në sy nga fotografitë e postuara në faqen e Myftinisë, ju akoma nuk ju kemi parë të ulur në kolltukun e Myftiut. Pse vallë?

Kaçallniku: Është e vërtet se shumë pak jam ulur në kolltukun e myftiut, ashtu siç e keni vërejtur edhe juve. Unë me sa kam pasur djie dhe me sa kam predikuar në fjalimet javore, çdoherë me qëllim të mirë, kam folur për rreziqet e “kolltukut” . Të gjitha kokëçarjet, inatet, luftërat për diç tjetër dhe jo per hir të shpresës dhe punës, janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen nga “kulltuku” dhe për “ kolltukun”. Kurse mësimet Pejgamberike na mesojnë që qellim të jetë siguria e “kolltukëve” nga drita para Krijuesit, kjo varet nga dëshmia e njerëzve të devotshëm se si ne ulemi në kolltuk, dhe për çfarë e shfrytëzojme. Unë percjell porosinë: kujdes nga ky vend, sepse ai është fati i nderit në të dy jetët për gjithësecilin që ulet aty.

Myftiu Kaçallaniku, pret mysafirët e tij në kolltukun e njëjtë si të mysafirëve.

Foldrejt.com: Cilat janë problemet me të cilat ju përballeni sot dhe që (së shpejti) premtoni zgjidhje?

 Kaçallniku: Para se të them dy fjalë për problemet që përballem, dëshiroj të nënvizoj një të vërtetë nga shpirti: Ju jemi mirënjohes çdo besimtari në vendin tonë për respektin qe kanë treguar ndaj kuadrit fetar, edhepse disa erëra brenda nesh si institucion kanë qenë rrënuese. Motivimi i besimtarëve, kultura e tyre, qytetaria e treguar, na kanë falë dhe dhuruar shpresë. Ajo që është parësore në këtë institucion është, që të mirën e kryer duhet vlerësuar dhe ruajtur, te keqen duhet çrrënjosur. Bashkëpunimi me besimtarët të jetë në nivelet më të larta, pa me u shtirë sikur punojmë dhe sikur jemi të besueshëm, por të punojme dhe të krijojmë besueshmëri pa dyshimin edhe më të vogël mikroskopik.

Foldrejt.com: Tashmë duket si një problem ballkanik largimi i të rinjve dhe deklarata po themi bombë e presidentit Stevo Pendarovski se “po të mos isha president edhe unë do emigroja”. Ju si Myfti i një qyteti që mbase ka vuar më shumë nga emigracioni, çfarë i këshilloni rinisë në këto rrethana?

Kaçallniku: Emigracioni çdoherë e ka shoqëruar popullin tonë. Kështu ka qenë me gjyshërit tanë, me prindërit tonë, tash edhe me rininë tonë në tërë vendin, por edhe në qytetin e Dibrës – ku emigracioni është një plagë hemoragjike. Unë vërtet ndjej dhimbje të thellë për këtë fenonomen në Diber e gjetkë. I dërguari, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Besimtari më i mirë është ai qe fut gëzim në zemrën e tjetrit”. Ndër punët më fisnike të njerëzve me pergjegjësi në nivel lokal, është që të shenjtërojnë çdo pëllëmbë tokë të Dibrës, që ajo të mos njolloset duke përfituar nga rasti, por brenda normave ligjore, etike, dhe prioritet t’ju ofrohet biznismenëve, atdhedashësve, dashamirësve të rinisë. Afaristët të bejnë të pamundshmen që vëllezërve, bijve të tyre t’ju japin paga më dinjitoze, pasi kjo kthehet në të mirë edhe të tyre. Po ashtu, politikat e sinqerta ndaj kujdesit të të rinjve janë të patjetërsueshme sikur është i patjetërsueshëm shpirti për trupin. E dua tepër rininë e këtij vendi, ajo është stolia më e bukur që duhet ujitur nga njerëzit e kolltukut.

Foldrejt.com: Nga cilët imamë shqiptarë ose të huaj ju më shumë jeni ndikuar, ose ju kanë lënë mbresa?

Kaçallniku: Te mua ndikim ka secili imam i cili ka vizion të qartë, racional, bashkëkohor, pa ekstremizma në mendim, imam që nuk na çveshin nga identiteti fetaro-kombëtar dhe njohin prioritetet e kohës. Pasi dija është fe, është ngjyrosje, është jetë, është rrugë. E dua diturinë e ngjyrosur dhe të mundshme e të kalueshme për të gjithë sipas mundësisë, përgjegjësisë që kanë marrë njerëzit në shoqëri.

Foldrejt.com: Dy imamë protagonistë për mediat shqiptare, kohëve të fundit janë Elvis Naçi nga Shqipëria dhe Halil Kastrati nga Kosova. Si e vlerësoni punën e tyre?

Kaçallniku: Imamët protagonistë në mediat shqiptare të cilëve ju dëshiroj suksese të gjithëmbarshme, janë ndër shembujt më të bukur që shpalosin shpirtin e shqiptarit, për vëllezërit e vetë pa dallim besimi. Por edhe të paktën për mua, mesazh për qeveritarët kur flasin me përqindje të caktuara për zhvillim ekonomik. Fotografia e popullit tonë dhe nevojat elementare qe kanë, duhet ti trondis në zemer, shpirtat dhe politikat e tyre./Foldrejt.com

Prifti ortodoks ia uron detyrën e re të myftiut – Reshat Kaçallnikut
Porosit Web Porosit Web
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

ASHAM me përbërje të re, kryetar do të jetë Lupço Kacarev, ja detyra e Izet Zeqirit

Lajmi tjetër

Solidaritet me Shqipërinë nga Europa

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM