Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari ka shpërndarë një mesazh për qytetarët në ditën ndërkombëtare të paqes.
Ai kritikoi festat që po zhvillohen në Shkodër, të cilat po e afrojnë rininë me alkoolin dhe drogën.
“Ne në Islam edukohemi dhe frymëzohemi drejt paqetimit dhe rrugëve të tij duke u lartësuar ditë pas dite drejt asaj që Krijuesi ynë kërkon prej nesh në këtë jetë. Le të punojmë me sa të kemi mundësi për të jetuar në paqe dhe në harmoni me njëri-tjetrin, duke ruajtur mbi të gjitha dinjitetin dhe krenarinë e besimit dhe të fesë”, tha ai ndër të tjera.
Për më shumë shikojeni videon: