Myftiu i qytetit të Shkodrës, Muhamed Sytari ka mbajtur një ligjëratë të papritur të Xhumasë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
“Ky është një emocion i veçantë për mua që të jem këtu para jush. Kjo edhe për faktin se ne kemi ardhur nga vende të ndryshme dhe jemi për udhëtim. Disa janë edhe punonjës në këtë aeroport. Dhe ne nuk e harrojmë hakkun e Allahut, kjo është e rëndësishme”, ka filluar ligjëratën Muhamed Sytari.
Ai ka përcjellur një mesazh përmes një historie se si falendërimi ndaj Zotit duhet kryer edhe me vepra e jo vetëm me fjalë.
Këtu mund ta ndiqni ligjëratën e plotë të hoxhës Muhamed Sytari të mbajtur në aeroportin kryesor të Kosovës: