Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava, i ka inspektuar punimet në Xhaminë Qendrore.
Sipas njoftimit të BIK-ut punimet po zhvillohen me intensitet të shtuar.
Tërnava u shpreh i kënaqur me zhvillimin e punimeve për ndërtimin e nevojave për besimtarët.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim Tërnava, ka inspektuar sot punimet në xhaminë qëndrore në Prishtinë. Ai pa nga afër fazën aktuale ku po zhvillohen punimet me një intensitet të shtuar. Myftiu Tërnava u shpreh i kënaqur me punën që po zhvillohet për ngritjen e kësaj xhamie për nevojat e besimtarëve”.