Në Medresenë e Madhe të Gjakovës u mbajt ceremonia e 17 hafizëve që memorizuan Kuranin.
Në ceremoni, ndër të tjera, foli edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili bëri lutje për policin e vrarë, tashmë heroin, Afrim Bunjakun, që Zoti ta gradojë me Xhennet, duke thënë se Zoti ua ka garantuar Xhennetin shehidëve.
“Lutemi për të që Zoti ta gradojë me Xhennet”, tha myftiu Tërnava.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për punën e shkëlqyer të kryer të tyre. Nuk atakohet Kosova, nuk kemi vend për terroristë”, përfundoi myftiu. /FolDrejt/
Këtu mund ta ndiqni videon: