Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën pasi kishte filluar të punonte në skele ndërtimi në Mynih të Gjermanisë. Mendohet se ai donte të kapte nga vinçi një kovë me material suvatimi për ta pasur në skelen ku punonte dhe me këtë rast ka ndodhur rrëzimi fatal, duke ia marrë edhe jetën, shkruan tz.de. Shqiptari i Kosovës kishte vetëm 35 vjet. Kjo ishte dita e parë e tij e punës, përcjell foldrejt.com.
35 vjeçari i ndjerë ishte rrëzuar 10 metra nga lartësia, kurse jetën ka humbur gjatë transportit për në spital.
Policia ka nisur hetimet./Foldrejt.com