Naby Keita, kontrata e të cilit me Liverpool skadon në verë, është shumë afër largimit nga klubi pasi nuk ka gjasa të marrë një zgjatje të kontratës nga Reds, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Kjo sipas Florian Plettenberg i Sky Germany, i cili më tej thekson se shumë klube janë të interesuara për të, përfshirë ato nga Gjermania. Megjithatë, ai nuk do të bashkohet me Galatasaray. /FolDrejt/