I diplomuari në akademinë e Real Madridit dhe një nga kapitenët, Nacho Fernandez, mund të largohet nga klubi. Veterani 32-vjeçar është në vitin e fundit të kontratës dhe mund të largohet nga Los Blancos në verë tek Sevilla ose tek Real Betis si destinacione të mundshme, sipas Fichajes, përcjell Fol Drejt.
Spanjolli ka grumbulluar afro 300 paraqitje për të bardhët mbretërorë, ndërsa ka shënuar 15 gola dhe ka marrë 9 asistime. Ai ka qenë një opsion i gjithanshëm gjatë gjithë viteve, duke plotësuar të gjithë vijën e pasme./FolDrejt/