Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Nacional- liberalizmi maqedonas, doktrinë politike proruse

3 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Në vitin 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s ndaj caqeve serbe, ndodhi sulmi i njohur, ndaj ambasadës së SHBA-së në Shkup, që politikisht u orkestrua nga socialdemokratët, duke i pozicionuar në grupin e partive proserbe dhe me këtë edhe që mbështesnin qëndrimet ruse.

Faktorizimi politik i partive shqiptare nuk duhet të bëhet në stilin “Sulmo Levicën”. Çdo deklaratë kundër Apasievit dhe partisë së tij, do të thotë rritje elektorale e një partie proruse

Shkruan: Sefer TAHIRI

Në tridhjetëvjeçarin e pluralizmit në skenën politike të Maqedonisë së Veriut ka pasur lëvizje apo parti politike, të cilat deklarativisht kanë proklamuar opsione liberale apo shprehur me gjuhën e teorisë politike kanë shfaqur ide dhe vizione majtiste!

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Konceptet e majta me pozicione etnonacionaliste

Pse themi deklarativisht? Për shkak se historia e re ka evidentuar në mënyrë të saktë se disa projekte apo subjekte politike vetëm në letër apo programe e platforma kanë pasur orientime liberale – majtiste, pasi në raport me shqiptarët dhe orientimet gjeostrategjike e gjeopolitike të vendit, shpesh kanë shfaqur tendenca antidemokratike, anti – liberale dhe madje janë pozicionuar tek ekstremet apo radikalizmi i së djathtës , jo vetëm me ide(ologji), por edhe me veprime konkrete.

Ndoshta për të bërë prologun e këtij shkrimi, do themi se pluralizmi politik njeh opsione të cilat teorikisht mund të klasifikohen si nacional – liberale, që në fakt do të thotë simbiozë e liberalizmit me (etno) nacionalizmin si doktrinë politike, sidomos kur janë në pyetje marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfetare në vend! Kjo do të thotë, se disa parti politike kur bëhet fjalë për çështjet e të drejtave sociale – ekonomike, në veçanti të drejtën e pronës, lirinë e shprehjes, raportin mes shtetit dhe religjionit, çështjen e abortit, mbrojtjen e ambientit jetësor, të drejtat e kafshëve, të drejtat e grupeve margjinale, çështjet arsimore e shëndetësore e shumë segmente tjera shoqërore kanë qëndrime liberale apo majtiste! Por, kur në sipërfaqen politike shfaqet çështjet rreth identitetit etnokulturor, statusit juridik – kushtetues i shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët apo orientimi drejt strukturave gjeopolitike, shfaqin pozicione që në vende tjera i hasim tek partitë e djathta politike, madje tek ato të pozicionuara në skajet e trajektores djathtiste politike, e njohur për kah doktrina etnonacionaliste!

Socialdemokracia maqedonase – joliberale ndaj shqiptarëve

Në vitet 90 -ta, kur formoheshin partitë e reja politike, subjekti i parë ishte Lidhja Komuniste e Maqedonisë – Partia e Transformimit Demokratik, që derivonte, siç shihet qartë që nga emri, nga ish Partia (Lidhja) Komuniste! Një parti, e cila promovonte vlerat majtiste të politik – bërjes dhe shtet – ndërtimit të ri të Maqedonisë (nga viti 2018 quhet Maqedonia e Veriut), por sa i përket statusit të shqiptarëve shfaqte ide etno – nacionaliste, të ngjashme me ato të VMRO – DPMNE-së së djathtë konservative. Bie fjala, reagonin me vrullin dhe zellin e maqedonizmit të flaktë kur kërkohej një e drejtë elementare apo themelore e shqiptarëve, siç ishte ajo e arsimimit në gjuhën shqipe në nivel sipëror apo universitar! Në periudhën e kësaj partie, e cila më vonë, do të emërtohet si parti e proveniencës socialdemokrate apo Lidhja Socialdemokrate do të ndodhin shumë ngjarje që kanë goditur rëndë qenësinë etnokulturore shqiptare. Në vitin 1992 kanë ndodhur “Ngjarjet e Bit – Pazarit”, në 1993 “Afera e Armëve”, më vonë ndodhin “Ngjarjet e Ladorishtit”, ndërsa në vitin 1997 ndodhën “Ngjarjet e Gostivarit”, një sulm i forcave shtetërore policore, që nuk do të harrohet në historinë bashkëkohore shqiptare. Fatkeqësisht, të gjitha këto të bëma të këqija ndaj shqiptarëve ndodhën duke bashkëqeverisur një parti që përfaqësonte shqiptarët, Partia e Prosperitetit Demokratik.

Natyrisht se gjatë qeverisjes së komunistëve të transformuar në socialdemokratë kanë ndodhur edhe shumë ngjarje, në të cilat individualisht dhe sidomos kolektivisht, shqiptarët janë diskriminuar në mënyrë sistematike, ndërkaq në raste të caktuara janë shfaqur qëndrime anti – perëndimore.

Në vitin 1999, pas ndërhyrjes së forcave të NATO-s ndaj caqeve serbe, ndodhi sulmi i njohur, deri në tentim për djegie ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, që politikisht u orkestrua nga socialdemokratët, duke i pozicionuar në grupin e partive proserbe dhe me këtë edhe që mbështesnin qëndrimet ruse për mosndërhyrje ushtarake në Serbi, edhe pse ishin kryer krimet më makabre ndaj shqiptarëve të Kosovës. Qëndrime të ngjashme proserbe kjo parti ka shfaqur edhe sa i përket refugjatëve të Kosovës, ndërsa në këtë vijë spikat deklarata e ish presidentit, njëherësh ideolog i LSDM-së, Kiro Gligorov, i cili kërkonte korridor për refugjatët nga Kosova.

Kjo parti, sot, sidomos pas vitit 2016, në raport me shqiptarët tenton të promovojë politikë inkluzive, edhe pse koncepti i saj “Shoqëri për të gjithë”, ka ngelur koncept i modeluar teorik, pa gjetur zbatim të gjerë në realitetin shoqëror të Maqedonisë së Veriut. Edhe në dimensionin e orientimeve gjeostrategjike, socialdemokratët promovojnë dhe zbatojnë politika properëndimore, ndërsa në momente sillen edhe me servilizëm ndaj faktorit ndërkombëtar!

“E majta”- parti ekstreme djathtiste antishqiptare

30 vite pas filleve të pluralizmit në skenë do të shfaqet një parti e njohur me emrin “E majta” (shpesh e njohur edhe në diskursin politik shqiptar me emrin origjinal në gjuhët sllave “Levica”). Kjo parti, njëjtë si të gjitha opsionet e majta, shfaq interesim dhe brengosje të madhe, sidomos për të drejtat e punëtorëve, të varfërve apo shtresave me status jo të mirë social, mbrojtjes nga ajri i ndotur përkatësisht ka mbajtur qëndrime, që janë puromajtiste. Megjithatë, kjo parti, aspak nuk shfaqet me program majtist, përkundrazi shfaq qëndrime dhe deklarime etnonacionaliste sa i përket të drejtave kolektive të shqiptarëve dhe raporteve me Kosovën, duke kërkuar madje tërheqjen e njohjes së saj nga Maqedonia e Veriut.

Madje, kur janë në pyetje çështjet globale nuk rresht pa shfaqur pozicione të qarta proruse. Lideri i këtij subjekti politik, Dimitar Apasiev, i cili shpesh ngritet politikisht tek kampusi zgjedhor maqedonas me anë të oponencës në stilin “Sy për sy, dhëmb për dhëmbi” nga eksponentë të Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa më i zëshmi është kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri. Këto veprime, në çaste të ndryshme të parlamentarizmit dhe politik – bërjes janë ndoshta edhe të domosdoshme, por faktorizimi politik i partive shqiptare nuk duhet të bëhet në stilin “Sulmo Levicën”, por mbi vizione të qarta mbi të ardhmen e shqiptarëve.

Duke pasur parasysh formulën e aksionit dhe reaksionit, çdo deklaratë kundër Apasievit dhe partisë së tij, do të thotë rritje elektorale e një partie proruse, lideri i së cilës nuk heziton të shprehet se “Perëndimi kolektiv po shkatërrohet. Kësaj nuk i shpëtohet. Kjo është fryma e historisë!”

Ndoshta nuk është për tu habitur as fakti që këto qëndrime të Apasievit janë të njëjta me ato të Vlladimir Millçinit, ish drejtues i organizatës liberale “Soros” dhe një eksponent i lartë i Lidhjes Socialdemokrate në vitet 1990 – 2000. Qëndrimi i tij i fundit është se “Nuk përjashtohet që vendet e ‘Ballkanit të hapur’ të mos presin pranimin e tyre në Bashkimin Evropian”! Kjo, pasi sipas Millçinit, do të ndodh pasi “Thjesht, BE do të shkatërrohet!” Apasievi dhe Millçini mendojnë ngjashëm dhe kjo, thjesht, nuk është rastësi.

Narrativi anti – evropian, i cili shpesh koincidon me narrativin prorus të partisë “E majta” dhe organizatave tjera margjinale politike dhe shoqërore është bërë përditshmëri dhe proklamohet edhe nga ekspertë dhe organizata joqeveritare me orientim “evropian”, sidomos pas pranimit të “Propozimit francez”, i cili u dha fund mosmarrëveshjeve historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe i hapi rrugën nisjes së negociatave për anëtarësim në BE mes Shkupit dhe Brukselit./Shenja/

 

 

 

 

Tags: BEMaqedoniaMaqedonia e VeriutNacionalizmirusiSHBA
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Dyshohet se rrahu renë e tij, arrestohet një i moshuar në Pejë

Lajmi tjetër

Mbrojtja: I papranueshëm cilësimi i ish-krerëve të UÇK-së si “bandë kriminale” nga Specialja

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM