Rafael Nadal nuk do të luajë në turneun e serisë 500 në Barcelonë, kështu deklaron ai.
Ai e fitoi atë turne plot 12 herë duke e mbajtur kështu rekordin.
“Barcelona është një turne special për mua”, thotë fillimisht ai.
“Nuk jam ende gati dhe prandaj do të vazhdoj të përgatitem për t’u rikthyer në garë”, deklaroi Nadal.
Do të shohim nëse Nadal do të jetë gati për Masters në Madrid që fillon më 26 prill.
Më pas vijon Roma dhe Roland Garros, ku spanjolli do të tentojë të fitojë titullin e 15-të.
Ai nuk ka luajtur që nga Australian Open, kur u dëmtua në ndeshjen e raundit të dytë, transmeton Fol Drejt.