Nafta është shtrenjtuar si asnjëherë prej shumë kohësh, lëndë të tjera të para gjithashtu janë shtrenjtuar, kurset në bursë janë në rënie të vazhdueshme: Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë zhyt bursat në kaos.
Një mundësi e ndërprerjes së importit të naftës dhe gazit rus i ka rritur rrufeshëm çmimet në stratosferë. Një fuçi e llojit të naftës bruto Brent kushtonte pak para hapjes së bursës të hënën (07.03) 139 dollarë, ky është niveli më i lartë i çmimit që nga korriku i vitit 2008.
Edhe çmimet e tregtimit me shumicë për gazin në Europë janë rritur me 60 përqind në 350 euro duke e thyer rekordin e së premtes. (04.03). Përpara ndërhyrjes ruse në Ukrainë çmimi ishte nën 80 euro.