Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të enjte.
Çmimi i benzinës është liruar për 1 cent ndërsa çmimi i naftës për të tretën ditë me radhë ka mbetur i njëjtë, sipas njoftimit, njofton Klankosova.tv.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.60 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.79 € për litër” thuhet në njoftim.
Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.