Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë me dije se Ministria e Arsimit ka përfituar një grant në vlerë prej 600 mijë eurosh në formën e asistencës teknike nga BEI Globale, transmeton Fol Drejt.
“Ky grant është një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar dhe avancuar sistemin tonë arsimor. Infrastruktura dhe standardet e arsimit të lartë janë dy shtylla kyçe që përcaktojnë cilësinë e arsimit.
Me këtë rast, BEI Globale do të ndihmojë në identifikimin e nevojave për përmirësim në arsimin e lartë në Kosovë”, është shprehur ministrja Nagavci.
“Mbështetja këshilluese do të ofrojë rekomandime për përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe standardeve të institucioneve publike të arsimit të lartë.
Ky vlerësim është hapi i parë për zgjerimin, rinovimin dhe rehabilitimin e universiteteve të përzgjedhura publike dhe do të rezultojë në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
Falenderuese ndaj BEI Globale për këtë mbështetje kaq të rëndësishme për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”, ka thënë ajo tutje./FolDrejt/