Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka vizituar sot dy shkolla në Gjakovë, nga ku tha se dhuna e çfarëdo lloji është e papranueshme dhe duhet të raportohet, shkruan Fol Drejt.
Nagavci shkroi në Facebook se shkolla është vendi më i mirë ku mund të punohet në edukim dhe parandalim të dhunës.
“Në kuadër të aktiviteteve me të cilat po shënohet fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në familje”, me ministren Albulena Haxhiu qëndruam në dy shkolla të Gjakovës”, tha ajo.
Ministrja shtoi se ka informuar nxënësit për veprimet e MAShTI-t, përfshirë fushatat vetëdijësuese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës në baza gjinore, e poashtu i ka porositur ata që të raportojnë dhunën te mësimdhënësit dhe prindërit e tyre.
“Të gjithë bashkë duhet të kujdesemi që të respektohen të drejtat e secilit dhe të parandalohet dhuna, veçanërisht ajo ndaj grave dhe vajzave”, theksoi Nagavci. /FolDrejt/