Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, në një postim në profilin e saj në facebook, u është drejtuar komunave me një thirrje pas hapjes së konkurseve për psikologë.
Ajo ka kërkuar nga komunat që të mos pranohen kuadro tjera në pozitat për psikologë, derisa e ka konsideruar si shumë të rëndësishëm rolin e psikologëve nëpër shkolla, transmeton Fol Drejt.
“Si Ministri e Arsimit bëjmë thirrje tek komunat që në kuadër të përgjegjësive të tyre, këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet, të shpallin konkurset dhe të mos pranojnë kuadër tjetër për pozitat të cilat i kanë të lejuara për psikologë.” – ka shkruar Nagavci./FolDrejt/