Pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, Ministrja e Arsimimit Arbërie Nagavci ka thënë se shumë shpejt në Mitrovicë, në pjesën veriore të saj, do të kemi çerdhe të reja modulare, shkruan Fol Drejt.
Në prononcimin e saj për media ajo ka thënë se kjo formë është mjaft e përhapur në Evropë:
“Sa i përket planifikimit kemi ecur mjaft mirë përpara. Një formë e re e çerdheve, të cilën jemi duke e shqyrtuar do të jap mundësi për realizmin e premtimit, ndërtimin e çerdheve dhe përmirësimin e kushteve. Bëhet fjalë për çerdhe modulare në veri të Mitrovicës.”
Se përse nuk kanë ecur punët siç duhet në këtë sektor, sipas saj, fajtore janë problemet infrastrukturore, financiare dhe rrethanave të tjera.
Por ajo ka thënë se beson “që shumë shpejt, në fillim të muajit të ardhshëm do të definohet dhe kjo dhe do ta kemi të qartë rrugën që do të vazhdojmë për para në këtë drejtim.”/FolDrejt/