Christophe Galtier nuk do të drejtojë PSG-në sezonin e ardhshëm, njoftoi gazetari francez Abdellah Boulma. Pronarët e PSG-së nuk mund ta falin Galtierin për eliminimin nga Liga e Kampionëve në 1/16 nga Bayern Munich.
Boulma deklaron se klubi po mendon të shkarkojë Galtierin tani dhe jo në fund të sezonit. Në atë rast, PSG do të gjente një trajner të përkohshëm deri në fund të sezonit dhe më pas do të sillte një emër të madh në qershor.
I njëjti burim pohon se drejtuesit e PSG-së kanë kontaktuar me Julian Nagelsmannin, trajnerin gjerman të shkarkuar së fundmi nga Bayerni. U zhvilluan bisedimet e para për ardhjen e tij në Paris. Si trajner i mundshëm i PSG-së përmendet edhe Zinedine Zidane, i cili ka dy vite që është i papunë që nga largimi nga Real Madrid.
Galtier mori drejtimin e PSG-së vitin e kaluar dhe drejtoi klubin për 41 ndeshje. Ai ka arritur 28 fitore me tetë humbje dhe pesë barazime. PSG është gjashtë pikë përpara Lens dhe Marseille në krye të kampionatit francez, transmeton Fol Drejt.