Vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës, rreth masave anti-Covid, po kritikohet nga shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës.
Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, duke kërkuar që këto masa të rishikohen, transmeton Fol Drejt.
Këtë ai ka bërë i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve.
“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Arifi.