Sot Policia e Kosovës ka arrestuar Naim Murselin si të dyshuar në rastin e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murselit. Përveç tij është arrestua edhe një person nga Gjakova.
Sipas dëshmisë së personit të dytë të arrestuar të dhënë para Policisë, dyshohet se Naim Murseli e ka paguar atë për vrasjen e gruas. Personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, raportohet se ka deklaruar se Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes.