Naim Rashiti, nga Grupi i Ballkanit për Hulumtimin e Politikave, e ka quajtur çmenduri ndarjen e 75 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike.
Ai ka thënë se shteti duhet të investojë në burime të energjisë e jo të subvencionoi shërbimet e tilla vetëm për poena politik.
Tutje Rashiti ka saktësuar se energjia është e kushtueshme prandaj shtetet investojnë në burime të saj e jo në subvencionime.
Postimi i plotë i Rashitit:
“çmenduri, shteti me i nda edhe 75 mil EUR per fatura te rrymës.
Pa investime kapitale në energjetikë, pa strategji te mirëfilltë, një pas një qeveritë harxhojnë buxhetin e shtetit, subevncionojnë shërbimet e kushtueshme vetëm për poena politik dhe kalkulime elektorale. Edhe kjo e fundit duket njejtë sikur vendimet e mëhershme të rregullatorëve, tërësisht të ndikuar nga politika ditore
Energjetika është e kushtueshme, prandaj shtetet investojnë në burime, e jo subvencione. Ne situata të caktuara dhe do të ndryshojë çmimi i shërbimit, edhe do të kërkohet rritja e çmimit, dhe qeveria duhet të sillet konform situatës, me përgjegjësi.
Edhe ky vendim i fundit ligjerisht është i gabuar ngjashjshëm me vendimet e hershmë pë të ngarkuar qytetarët për shpenzimet e rrymës ne veri.