Amir Rrahmani ka bërë një sezon mjaft të mirë me Napolin në drejtimin e trajnerit Luciano Spaletti.
Klubi italian është vënë në lëvizje për të nënshkruar një marrëveshje të re me lojtarin e blerë nga Verona për 14 milionë euro.
Rrahmani ka edhe dy vite kontratë, por Napoli synon që të firmosë një tjetër marrëveshje me të. / abcnews.al