Ministër teknik të Punëve të Brendshme do të jetë Naqe Çulev, pas refuzimit nga ana e LSDM-së të kandidatit të parë Dragan Kovaçki.
“Me këtë propozim të VMRO DPMNE-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim. Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike e cila duhet ti realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, thonë nga LSDM-ja. Qeveria teknike, me kryeministër Oliver Spasovskin duhet të votohet deri nesër para mesnatës.