Administratori i NASA-s, Bill Nelson, i cili në vitin 1986 u bë anëtari i dytë i Kongresit Amerikan që fluturoi në hapësirë, ka thënë se teleskopi hapësinor James Webb tregon detaje për kapacitetet e NASA-s, që sipas tij kanë të bëjnë me të pamundurën e mundshme.
“Nuk do të ndalet, ky teleskop ka karburant për 20 vjet”.
“Njerëzit në të gjithë këtë planet do të shohin imazhet e kapura nga ky teleskop dhe çdo imazh është një zbulim i ri që do t’i japë njerëzimit një pamje të universit që nuk e kemi parë kurrë më parë.”
Ai thotë se imazhet do të tregojnë “formimin e yjeve dhe gllabërimin e vrimave të zeza”.
Nelson ka deklaruar se teleskopi do të depërtojë nëpër retë e pluhurit dhe do të tregojë dritë në skajet e universit.