Një imazh i bukur thuhet se tregon Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, dhe u krijua nga të dhënat e marra nga sateliti i NASA-së Suomi NPP në vitin 2012.
Sipas Mirror, fotografia është pjesë e librit të fundit të NASA-s, “Toka Natën”, e cila paraqet fotografi të planetit tonë nga hapësira.
NASA shtoi: “Për gati 25 vjet, imazhet satelitore të Tokës natën kanë shërbyer si një mjet themelor kërkimi, ndërsa gjithashtu kanë shkaktuar kuriozitet publik”.
“Imazhet pikturojnë një pamje të gjerë dhe zbuluese, duke treguar sesi njerëzit kanë ndriçuar dhe formuar planetin në mënyra të thella që nga shpikja e llambës së dritës 140 vjet më parë”.
Imazhi vjen menjëherë pasi një astronaut i NASA-s në bordin e ISS kapi një foto mahnitëse me pamje nga lumi Amazon.